Teun Koopmeiners

Juventusi përgatit një blerje të madhe pas dy vitesh, 40 milionë euro për mesfushorin e Serie A

25 Janar, 22:25| Përditesimi: 25 Janar, 22:26

  • Share

Për shkak të problemeve financiare, Juventusi uli kostot dhe kërkoi zgjidhjet më ekonomike në treg dhe blerjen e fundit të madhe e bëri në korrik të 2022, kur aftoi nga radhët e rivalëve të Torinos mbrojtësin brazilian Bremer për 44 milionë euro.

Këtë sezon Juventusi po rikthehet me stil në Champions, por duket se do të jetë më i guximshëm edhe në merkato, pasi sipas gazetarit  Gianluca Di Marzio, duhet të përqendrojë të gjitha përpjekjet për blerjen e mesfushorit 25-vjeçar të Atalantës, Teun Koopmeiners.

Klubi bardhezi është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro dëmshpërblim. Koopmeiners është objektivi numër një i transferimeve dhe tek holandezi ata shohin në pozicionin e tij të lojës një lojtar që aktualisht është një nga më të mirët në kampionatin italian.

Ish-lojtari i AZ Alkmaar ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë katër asistime në 26 paraqitjet e tij në të gjitha garat e këtij sezoni.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?