Juventusi përmbys Bologna-n, gati të hapë shampanjën e titullit

6 Maj 2018, 10:50| Përditesimi: 6 Maj 2018, 12:04

  • Share

Juventusi fiton me përmbysje 3-1 ndaj Bologna dhe është shumë pranë fitimit të titullit të 7-të radhazi kampion. Një penallti e kthyer në gol nga Verdi shokon bardhezinjtë dhe me avantazhin e miqve mbyllet pjesa e parë ndërsa në të dytën vjen edhe përmbysja e madhe. Allegri heq nga loja Matuidi dhe fut Douglas Costa që përmbys ndeshjen. Fillimisht Juvja arrin barazimin me autogolin e De Maio ndërsa më pas braziliani Costa jep dy asiste në golat e fitores. Golin e avantazhit e shënon Sami Khedira.

Mesfushori gjerman mposht nga fare pranë portierin Mirante në minutën e 63-të ndërsa pak minuta më vonë shënon edhe argjentinasi Dybala dhe Juvja mposht 3-1 Bologna-n. Pas 36 ndeshjesh bardhezinjtë grumbullojnë 91 pikë dhe thuajse sigurojnë titullin kampion.

Ka qënë çdo gjë e lehtë për Milanin që mposhti 4-1 Veronën në “San Siro” dhe e dënon skuadrën mike të bjerë në Serinë B. Calhanoglu dhe Cutrone shënuan në pjesën e parë ndërsa në të dytën për kuqezinjtë erdhën edhe golat e Abate dhe Borini. Milani arrin një fitore për Europa League.

Në Gjermani Bayerni fiton edhe pse me kohë është shpallur kampion. Bavarezët fituan me përmbysje 3-1 ndaj Koln. Vendasit i mbyllën 45 minutat e para në avantazh falë autogolit të Sule ndërsa skuadra e Heynckes përmbysi rezultatin në fraksionin e dytë me golat e James, Lewandowski dhe Tolisso. Schalke 04 mposhti 2-1 Augsburg dhe siguroi kualifikimin në Champions.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?