Carlos Alcaraz është mesfushori më i ri i Juventusit. Argjentinasi debutoi në Derbin e Italisë, humbur 1-0 ndaj Interit, teksa sot ka dalë para medieve në prezantim. I afruar për katër muaj në huazim nga Southampton për vlerën e 3.9 milionë eurove, "Zonja e Vjetër" ka të drejtën e blerjes për 15 milionë euro në verë.
"Kam një javë që jam këtu dhe jam shumë i lumtur. Grupi më priti shumë mirë. Jam i lumtur që më lidhën me kampionë të mëdhenj që kanë kaluar këtu, është një gjë e mrekullueshme. Dua të bëj mirë dhe që emri im të shënohet këtu te Juventusi. Cristiano Ronaldo ishte frymëzimi im kryesor, veçanërisht kur isha i ri", tha 21-vjeçari që në Argjentinë shihet si talenti i radhës.
Pjesë edhe e kombëtares kampione bote në fuqi, Alcaraz ende nuk ka debutuar me ekipin A në një ndeshje zyrtare për Argjentinën. I fortë dhe agresiv në mesin e fushës, Alcaraz tha se ndihet mirë kur e krahasojnë me Vidal, por ai mund të luaj edhe si sulmues.
"A më kanë krahasuar me Vidalin? Jam shumë i lumtur për këtë krahasim. E di që Arturo ishte një lojtar i madh dhe arriti rezultate të shkëlqyera këtu, jam shumë i lumtur. Do të bëj më të mirën që mundem. Më ka pëlqyer gjithmonë Juventusi sepse është një klub i madh, ka pasur kampionë të mëdhenj, përfshirë argjentinasit. Më ka tërhequr gjithmonë. Tani që jam këtu e kuptoj që pritshmëritë janë shumë të larta. Është një nga gjërat më të bukura që më kanë ndodhur, jam gati", tha Alcaraz.