Juventusi ka njoftuar zyrtarisht të mërkurën se ka rinovuar kontratën me sulmuesin polak, Arkadiusz Milik, deri në sezonin 2026-2027. Ky vendim vjen në një moment kur lojtari 31-vjeçar nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje këtë sezon dhe nuk pritet të rikthehet në fushë gjatë muajit të fundit të kampionatit.
Milik, i cili iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në verën e vitit 2022 ka qenë jashtë fushave që prej qershorit të kaluar, kur pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Ukrainës me kombëtaren e Polonisë.
Pavarësisht rinovimit, një largim i sulmuesit në verë nuk përjashtohet, ndoshta në huazim për të rifituar formën. Sipas kontratës së re Milik do të përfitojë një pagë prej 3.5 milionë eurosh për dy vite.
Komente
