Dean Huijsen, fotomontazh

Sport

Juventusi s'i besoi, Real Madrid paguan 60 milionë euro për mbrojtësin spanjoll! Caktohen vizitat mjekësore

16 Maj, 14:40| Përditesimi: 16 Maj, 14:42

  • Share

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të talentuar Dean Huijsen. Sipas mediave spanjolle, 20-vjeçari pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore brenda kësaj jave, pasi tashmë ka arritur një marrëveshje personale me "Galaktikët".

Bournemouth, klubi që zotëron kartonin e lojtarit, ka dhënë miratimin për lëvizjen duke lejuar Huijsen të fluturojë drejt Madridit sapo të përmbyllen detajet finale të marrëveshjes. Palët kanë nisur shkëmbimin e dokumenteve, pasi një akord për pagesën e klauzolës prej 60 milionë eurosh është arritur ditën e djeshme.

Klauzola do të shlyhet nga Real Madridi në një periudhë tre vjeçare dhe zyrtarizimi i transferimit pritet të ndodhë në ditët e ardhshme.

Dean Huijsen iu bashkua Bournemouthit vitin e kaluar nga Juventusi për një shumë prej 15.2 milionë eurosh. Më herët, ai ka qenë pjesë e Romës në huazim dhe është formuar në akademitë e Juventusit dhe Malagas.

Në sezonin aktual, mbrojtësi ka zhvilluar 34 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar tre gola dhe dhënë një asistim. Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve europianë dhe ai tashmë pritet të bëhet pjesë e projektit afatgjatë të Real Madridit.

Huijsen debutoi për kombëtaren e Spanjës dy muaj më parë dhe deri tani ka grumbulluar dy paraqitje, duke u konsideruar si një nga talentet më premtues të mbrojtjes spanjolle.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?