Imazhet nga Shtetet e Bashkuara që kanë bërë xhiron në internet janë ato të Dusan Vlahoviç me krahët e kryqëzuar pas Donald Trump, i cili po dëgjonte i ngurtë pranë Igor Tudor ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara u përgjigjej gazetarëve për tema që nuk kishin të bënin fare me futbollin dhe Kupën e Botës për Klube, siç është konflikti në Lindjen e Mesme.
Nëse do të ishim edhe pak ironik, mund të themi se sulmuesi serb u shfaq më shumë në Zyrën Ovale sesa në 'Audi Field', ku ai luajti vetëm 19 minuta natën e debutimit të tij në garën e FIFA-s, duke hyrë në fushë kur ndeshja ishte tashmë e "vulosur".
Juventusi fitoi 5-0 kundër Al Ain dhe Tudor nuk i besoi serbit nga minuta e parë, por e futi në fushë vetëm kur shifrat ishin 5-0. Edhe trajneri duket se nuk i beson shumë Vlahovic, me këtë të fundit që nuk ka marrë një ofertë për rinovimin e kontratës që skadon verën që vjen.
Me pagë 12 milionë euro në sezon, Vlahovic nuk ka pse të nxitohet për sa kohë llogaria i shtohet me shumën e majme. Tanimë ai ka refuzuar një kalim në Turqi, ku Galatasaray dhe Fenerbahce kanë pasur interes konkret.
Dëshira e sulmuesit është bashkimi me Max Allegrin te Milani, por paga e tij prej 12 milionë eurosh në sezon mbetet problem. Sipas Tuttosport, anjë ofertë nuk ka për të nga Premier League dhe objektiv është bashkimi me Allegrin, këtë herë te Milani. Mesa duket diçka e tillë mund të ndodhë vetëm vitin që vjen, kur ai do dilte i lirë në treg. Kujtojmë se me Max Allegrin në stolin e Juves, Vlahovic shënoi 40 gola në dy vite e gjysmë.
Komente
