Granit Xhaka

Sport

Juventusi 'sparkatë' Milanit, futet në garë për Granit Xhakën

8 Korrik, 09:45| Përditesimi: 8 Korrik, 10:03

  • Share

Juventusi dëshiron të rindërtojë motorin e ekipit të Igor Tudor dhe po shikon Granit Xhakën e Bayer Leverkusen, i cili ishte tashmë në shënjestrën e Milanit në javët e fundit. Revolucioni në mesfushë i një viti më parë nuk ishte i mjaftueshëm dhe 'Continassa' është gati të ndryshohet.

"Gazzetta" në Itali bën me dije se "Zonja e Vjetër" kërkon të riformojë mesin e fushës, teksa tre janë emrat e paprekshëm; kapiteni Manuel Locatelli, Khephren Thuram dhe i gjithëanëshmi Weston McKennie. Me ëndrrën e drejtorit Damien Comolli që është Sando Tonalli i Newcastle, paçka se anglezët nuk ulen poshtë 70 milionë eurove, Juve po sheh një lider me kosto të ulët dhe Graniti kushton 15 milionë euro.

Granit Xhaka - Jose Mourinho e donte Xhakën kur ai ishte te Roma, Igli Tare u mor me të në muajt e parë si drejtor sportiv i Milanit. Tani Juventusi po mendon për të, me kusht që të gjejë një vend për Douglas Luizin. Xhaka (33 vjeç) nuk do të ishte një investim për të ardhmen, por një lojtar klasik i aftë për të përmirësuar ata përreth tij dhe rrjedhimisht edhe ekipin. Në Leverkusen ai nuk është i paprekshëm dhe lojtari, pasi ka mbyllur kapitullin e shkëlqyer me Xabi Alonson, do të ishte i intriguar nga një aventurë e re. Për të gjitha këto arsye, ekziston edhe ajo ekonomike; 12-15 milionë euro mund të jenë të mjaftueshme për të bindur Bayer të shesë ish-lojtarin e Baselit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?