Juventusi ka hedhur sytë nga Edon Zhegrova për të forcuar krahun e djathtë të sulmit. Sipas mediave italiane, 'Zonja e Vjetër' është e gatshme të ofrojë mbi 15 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit të Lille, i cili ka vetëm një vit kontratë dhe nuk ka ndërmend të rinovojë.
Shqiptari nga Kosova shkëlqeu sezonin e kaluar në përballjen ndaj Juventusit në Champions League, ku dha një asist dhe vuri në vështirësi prapavijën bardhezi. Megjithatë, një dëmtim në kofshë që nga janari e ka mbajtur larg fushave, duke frenuar ofertat konkrete.
Për Zhegrovën interesohet Marseille, Napoli dhe Atalanta, por ende pa marrëveshje. Vlera e kartonit të tij llogaritet mes 15 dhe 20 milionë euro, ndërsa paga aktuale nuk e kalon 1 milion euro, çka e bën një objektiv të arritshëm për torinezët.
Në të njëjtën kohë, Juventus po mendon edhe për një largim të mundshëm, mesfushori Nico Gonzalez është në shënjestër të Atletico Madrid.
Komente
