Sandro Tonali me fanellën e Newcastle

Sport

Juventusi tenton Sandro Tonalin, ofron Vlahovic! Detajet e merkatos

8 Gusht, 11:43| Përditesimi: 8 Gusht, 11:44

  • Share

Një ëndërr që zgjat më shumë se një verë. Kështu mund të quhet dëshira e Juventusit për të pasur në ekip mesfushorin Sando Tonali. "Zonja e Vjetër" është në punë për të bindur Newcastle që të lërë të lirë mesfushorin italian dhe në këmbim ofrohet Dusan Vlahovic, por edhe Douglas Luiz dhe Savona.

Te Juventusi të gjithë bien dakord se ai është zgjidhja për mesin e fushës, por vështirësia qëndron në bindjen e "qymyrxhinjve", të cilët e blenë Tonalin për 65 milionë euro pa bonuse nga Milani, teksa pritën për mesfushorin edhe dhjetë muaj për shkak të një ndalimi të tij për bastet sportive.

Juventusi i josh me Dusan Vlahovic

Newcastle është gati ta shesë Alexander Isak te Liverpooli dhe plani fillestar ishte ta zëvendësonte atë me Benjamin Sesko ose Darwin Nunez. Megjithatë, i pari është shumë afër bashkimit me United, ndërsa Al Hilal i Simone Inzaghit ka një avantazh të fortë për të dytin.

Kështu, Newcastle duhet të gjejë sulmues të denjë dhe Vlahovic mund të zhbllokohet në një përvojë të re në Premier League. Juve kërkon mesfushor dhe dëshiron të largojë Vlahovic, andaj tregu sugjeron një marrëveshje me Newcastle, ose të paktën një tentativë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?