Thiago Motta në stërvitjen e 'Zonjës'

Sport

Juventusi, Thiago Motta flet para ekipit: Është edhe faji im, tani 'luftojmë' më shumë

12 Mars, 15:29| Përditesimi: 12 Mars, 15:31

  • Share

Turpërimi 0-4 në Torino nga Atalanta për raundin e 29-të në Serie A ka bërë që te Juventusi të 'dridhen themelet'. Mediet në Itali raportuan se drejtuesit e "Zonjës së Vjetër" menduan edhe një shkarkim të trajnerit Thiago Motta, me italo-brazilianin që vijon punën.

Duket se Motta është konfirmuar në stol dhe në stërvitjen e djeshme ka mbajtur një fjalim para ekipit, duke thënë se mban pjesën e tij të fajit. Motta nuk i fshehu gabimet e veta, duke i ndarë me grupin.

Sipas 'La Stampa', 'ai mori përgjegjësinë për atë që u pa në fushë të dielën në mbrëmje, por i kërkoi skuadrës që të mos dorëzohej, të arrinte objektivin minimal të vendit të katërt, duke luftuar më fort, me intensitet dhe entuziazëm'.

Vendi i katërt, eliminimi nga Kupa e Italisë dhe mbi të gjitha nga Liga e Kampionëve mund të çojnë në një shkarkim të tij nëse në fundjavë kundër Fiorentinës në Firenze ekipi nuk ka reagim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?