Cristiano Giuntoli

Sport

Juventusi zyrtarizon largimin e drejtorit sportiv, Cristiano Giuntoli

4 Qershor, 15:38| Përditesimi: 4 Qershor, 15:42

  • Share

Pas dy vitesh në krye të merkatos bardhezi, Cristiano Giuntoli nuk është më pjesë e Juventusit. Klubi italian dhe drejtori sportiv kanë ndërprerë me mirëkuptim kontratën që i lidhte deri në vitin 2028, duke zyrtarizuar ndarjen përmes një komunikate të shkurtër.

Largimi i Giuntolit shënon fundin e një kapitulli që nuk rezultoi aq produktiv sa pritej, në një periudhë sfidash të mëdha për "Zonjën e Vjetër". Vendimi është pjesë e një ristrukturimi të thellë që po ndërmerr klubi më i titulluar në Itali, me drejtuesin John Elkann që e ka cilësuar “të domosdoshëm një ndryshim drejtimi për të rikthyer Juventusin në nivelet më të larta”.

Në vend të Giuntolit, Juventusi ka emëruar Damien Comollin si drejtor të ri të përgjithshëm. Francezi do të raportojë drejtpërdrejt te CEO Maurizio Scanavino dhe do të bashkëpunojë ngushtë me legjendën bardhezi Giorgio Chiellini, që së fundmi është rikthyer në klub me një rol drejtues.

Roli i Giuntolit, që dikur kishte ndërtuar një Napoli kampion, nuk u reflektua me të njëjtin sukses në Torino. Dështimi për të ringritur Juventusin dhe mungesa e rezultateve konkrete duket se kanë diktuar këtë ndarje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E DREJTA: 04/06/2025 15:52

    CHE PECCATO...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?