Juan Cabal

Sport

Juventusi zyrtarizon rivalin e Mario Mitaj, kontratë deri në 2029

19 Korrik 2024, 10:19| Përditesimi: 19 Korrik 2024, 10:20

  • Share

Juan Cabal është lojtari i ri i Juventusit. Mbrojtësi kolumbian u ble nga Hellas Verona për rreth 12 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë me klubin e Juventusit deri më 30 qershor 2029.

23-vjeçari luan në krahun e majtë të mbrojtjes si edhe në qendër të prapavijës. Prej dy vitesh pjesë e Hellas Verona në Itali, Cabal ka përvojë në Itali dhe u preferua para Mario Mitaj.

Mbrojtësi i Kombëtares pëlqehet nga "Zonja e Vjetër" dhe mund të jetë një opsion për këtë verë, paçka se Juventusi siguroi Juan Cabral për fashën e majtë.

Ndërkohë që te Juve po punojnë për të siguruar edhe emra të tjerë dhe më të përfolurit janë Todibo, Koopmeiners dhe Galeno.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?