Antonio Conte dhe tifozët e Juventusit

Juventus-Napoli, Conte për kritikat: Askush s'mund ta fshijë historinë! Të dielën dy superduele në Evropë

20 Shtator, 12:22| Përditesimi: 20 Shtator, 12:26

  • Share

Juventus-Napoli është një nga dy superduelet që pritet me padurim këtë fundjavë në Seria A, teksa në Torino do luhet të shtunën duke nisur nga ora 18:00. Përveç klasifikimit, që pas 4 javëve sheh Napolin në vendin e parë dhe Juventusin në vendin e 4 me vetëm 2 pikë diferencë, detaj më interesant i kësaj sfide është Antonio Conte. Ish-kapiteni i Juventusit që hapi ciklin e 9 kampionate radhazi dhe që aktualisht drejton Napolin.

Për të ka patur shumë kritika nga tifozët e Juventusit sidomos kur ishte në krye të Interit, ndërsa rrëth këtyre fjalëve në konferencë për shtyp trajneri është shprehur se ‘unë kam bërë histori me Juventusin dhe historinë askush nuk mund ta fshijë’. Më pas Conte u tregua modest duke risjellë në vëmendje diferencën prej 18 pikësh që skuadrat kishin në fund të sezonit të kaluar, por këtë kampionat si Napoli ashtu edhe Juventusi kanë ndryshuar shumë. Pika e përbashkët që i bashkon skuadrat është entuziazmi, sidomos Juventusin pas fitores në Champions. Interesant është fakti se Conte dhe Thiago Motta vihen për herë të parë përballë njëri-tjetrit si trajner, teksa në të kaluarën Conte e ka thirrur Thiago Mottan si futbollist në ekipin kombëtar të Italisë.

Me shumë interes pritet edhe superdueli tjetër i kësaj jave mes Interit dhe Milanit, që luhet të dielën në orën 20:45. Zikaltërit kampion në fuqi vijnë si favoritë dhe me objektivin për të kapur shifrën rekord të 7 milionë eurove fitime nga biletat, ndërsa Milani është në krizë. Gjasat janë tepër të mëdha që nëse ‘djalli’ humbet në derbi trajneri Fonseca do shkarkohet.

Jo vetëm në Itali, por e diela e Premier League do jetë për kornizë, pasi përballë vihen Manchester City dhe Arsenal. Dy skuadrat që luftuan deri në fund sezonin e kaluar për titull, teksa e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe këtë sezon. Pas 4 javëve City udhëheq me 12 pikë, 2 më pak se Arsenali i vendit të dytë që ka disa mungesa. Në Etihad Stadium superdueli i së dielës do nisë në orën 17:30.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?