Gigi Buffon

Juvja gati për Championsin, Buffon: Reali i forte, por shanset janë 50 me 50

2 Prill 2018, 12:36| Përditesimi: 2 Prill 2018, 12:41

  • Share

Juventusi dhe Gigi Buffon rigjejnë Real Madrid në Champions rreth 300 ditë pas finales së humbur në Cardiff:

 “ Në atë kohë fitojë skuadra më e fortë ndërsa ajo që duhet të bëjmë ne është që të tregojmë në fushën e lojës të gjitha cilësitë që kemi” ka thënë portieri  Buffon në një intervistë për gazetën spanjolle Marca.

Kapiteni i bardhezinjve të cilëve do u mungojnë Benatia dhe Pjanic në ndeshjen e nesërme më pas shton :” Asnjë skuadër nuk është e pamposhtur. Real Madrid është favorit por shanset janë 50 me 50 pasi Juventusi është një skuadër e madhe që di të fitojë tituj”.

Buffon për median spanjolle flet me detaje dhe analizon kundërshtraët duke thënë se Real Madrid është një skuadër e fortë që ka fituar shumë tituj ndërsa sqaron se në finalen e Championsit të vitit të kaluar Juventusi shkoi me shumë vetbesim dhe ky ishte një gabim i madh. Gardiani e mbyll me dy fjalë për Cristiano Ronaldon duke thënë se e admiron portugezin pasi është një vrasës para porte.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?