Lionel Messi

'Ka dëmtuar ligamentet', mësohet koha që Lionel Messi mbetet jashtë fushe

17 Korrik, 09:50| Përditesimi: 17 Korrik, 09:51

  • Share

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi ka pësuar një lëndim të rëndë ditë më parë në finalen e Kupës së Amerikës, fituar nga të tijtë 1-0 kundër Kolumbisë.

Messi u detyrua të largohej nga loja më herët, për shkak të lëndimit që pësoi në kyçin e këmbës së djathtë. Pas triumfit, Messi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore dhe aty u konstatua se argjentinasi ka të lënduar ligamentet e kyçit të djathtë.

Sipas mjekëve, Messi mund të mungojë gjashtë javë, por gjithçka varet edhe nga shkalla e lëndimit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?