Agim Ademi dhe Roberto Moreno

Ka drejtuar Spanjën dhe Granadan, Kosova gjen trajnerin e ri! 600 mijë euro në vit

12 Dhjetor 2023, 15:47| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 18:53

  • Share

Roberto Moreno pritet të jetë trajneri i ri i Kosovës. Përfaqësuesja dardane është pa trajner në futboll dhe kreu i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi ka zhvilluar një takim në Stamboll me 46-vjeçarin spanjoll.

Moreno ka qenë për dhjetë ndeshje trajner i kombëtares së Spanjës në 2019, teksa më pas ka drejtuar Monacon dhe Granadan. Në karrierën e tij ai ka qenë në stol për 52 ndeshje dhe duket se është në bisedime të avancuara me palën kosovare.

Sipas medieve në Kosovës, ai dhe stafi i tij pritet të përfitojnë 600 mijë euro në sezon, edhe pse ende nuk ka një konfirmim nga ana e tij. Fakt është se dje ai takoi kreun e FFK-së dhe duket se janë vendosur piketat për të ardhmen.

Për stolin e Kosovës janë në garë edhe Ilir Daja me Gianni De Biasin, ndërsa FFK-së iu vetëofruan edhe shumë trajnerë të tjerë. Në FFK i preferuari duket Moreno, me Ademin që tanimë ka zhvilluar takimin e parë me trajnerin spanjoll.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?