Bota

Ka ende shpresë për buzëqeshje nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe në Miami, të paktën 10 viktima dhe 151 persona të bllokuar

28 Qershor 2021, 19:54| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 13:03

  • Share

Fëmijë me ëndrra, çifte të dashuruara dhe të moshuar që shijonin nipërit teksa rriteshin, janë mbuluar nga rrënojat e ndërtesës 12-katëshe që u shemb 5 ditë më parë në Miami dhe la të vdekur të paktën 10 persona dhe 151 të tjerë të bllokuar.

Me frikën në sy dhe shpresën që nuk vdes kurrë, qytetarët e zonës herë me sy nga qielli e herë nga rrënojat presin me padurim, që nga momenti në moment të shohin sërish fytyrat dhe buzëqeshjen e njerëzve të tyre të dashur.

Pa humbur kohë, ekipet e shpëtimit nuk e ndalin ritmin e punës për asnjë sekondë, gjatë ditës, natës, në shpi apo në diell.

Shkaqet e shembjes së ndërtesës e cila u rrënua 5 ditë më parë ende janë të paqartë, por hetimet ende po vazhdojnë.

Megjithatë mendohet se një shkak i mundshëm mund të jetë se ditët e fundit po punohen ë çatinë e ndërtesës, ku janë përdorur pajisje të rënda.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?