Erzen Breçani

'Ka fobi ambientet e mbyllura', GJKKO pranon kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit, cakton mjekët për të kryer ekspertizën

23 Shkurt, 15:14| Përditesimi: 23 Shkurt, 15:54

  • Share

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e mbrojtësve të Erzen Breçanit për të caktuar ekspert mjeko-ligjor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të tij, ndërsa caktoi datën 12 mars si afat limit për vlerësimin e gjendjes. Pretendimet e mbrojtjes janë se Breçani, për shkak të fobisë nga ambientet e mbyllura, ka shfaqur probleme me zemrën dhe qëndrimi në qeli mund t’i rrezikojë edhe jetën.

Avokatët e Breçanit, i cili akuzohet pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit, bashkë me 11 persona të tjerë, 5 të arrestuar, kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë, ndërsa prej kohësh zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës ndodhet në spital.

Në 20 nëntor Prokuroria e Posaçme lëshoi 11 urdhër-arreste. Nga këto 5 u arrestuan; Erzen Breçani ish kryepolic në Tiranë, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestua Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim.

Ndërkohë detyrim paraqitje, u caktua për Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Në kërkim janë Ervin Mata, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, të akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt Europës. 

SPAK ka nisur hetimin pasuror për të gjithë anëtarët e grupit kriminal, përfshi dhe këngëtaren Elvana Gjata e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj nga Ervin Mata me qëllim transferimin e shumave deri në 500 mijë euro. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Stela: 24/02/2024 09:05

    Dergojeni ta bej burgun ne resort me 5 yje se kshu funksionon ky vend.Kriminel qe gjakosi popullin kur ishte shef dhe nuk kishte fobi nga gjaku por tani ne burg paska fobi nga vendet e mbylluta.E sigurt qe mjeket do kercenohen e korruptohen dhe do e nxjerin.

    Përgjigju
  • Iris: 24/02/2024 02:25

    Claustrophobia?! Na mbushe mendjen o Brecan! Po kur udhetoje me makine,me avion,apo kur shkoje ne hotel nuk e kishe?! Avokatucet e shpiken kete, se e dine se po te thoshje qe jam me zemer.sic the ne fillim,nuk te besonte njeri,me ate fizik qe ke,me keto maja e male qe ke ngjitur dhe aq me teper qe ke kaluar testimet fizike e mjekesore e stervitjet disa here si polic qe ke qene! E te gjitha keto nuk jane per nje person qe vuan nga zemra e keshtu shpiken /claustrophobine/ per te justifikuar /zemren/! Brece,perpiqu prape e gjej ndonje gje me bindese,se /claustroja/ sherohet me antidepresante dhe me disa ekspozime te vazhdueshme te ambientit qe i trembesh-BURGUT!

    Përgjigju
  • Fobia: 23/02/2024 19:21

    Burgu për burrat është!

    Përgjigju
  • fisnik: 23/02/2024 18:16

    Paskan fobi kriminelet..!!!?

    Përgjigju
  • O lumja ti: 23/02/2024 17:51

    Pse ca e dije burgun ti o xeni . Te ishte rehat po e rrezikonim te gjith iher me qen. Hajt se do msohesh

    Përgjigju
  • Mori: 23/02/2024 16:18

    Dërgojeni në Rusi se Arctic se ka ambiente të hapura atje.

    Përgjigju
  • Mirditori: 23/02/2024 16:06

    Të tërë sëmuren këta kriminel,sa futen brënda.

    Përgjigju
  • Juli: 23/02/2024 15:32

    Fobi ambientet e mbyllura.Po ku duhet ta cojne sipas avokateve , ne plazh apo ne bjeshke :D

    Përgjigju
    • Titi: 23/02/2024 16:07

      Po kur merrte leket pse skishte fobi ky monster

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?