Kronikë

Hap dyert materniteti i ri i Lezhës, Rama: Erdhën në jetë foshnjat e para

3 Qershor 2021, 08:47| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 09:09

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga materniteti i ri i Lezhës dhe foshnjat e para të lindura aty.

Në videon e publikuar nga kryeministri shfaqet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me stafin e spitalit dhe nënat e reja, të cilave i shpërndanë lule dhe i uron.

 “Të të rrojë vajza”, shprehet ministrja.  

“Faleminderit jemi shumë të kënaqur për kushtet që na keni krijuar, faleminderit.”, thotë një nënë e re.

Ministrja teksa takon nënat, i jep edhe çekun e bebeve, për foshnjat e tyre.

Gjatë videos flet edhe një mjek, pjesë e stafit i cili shprehet se kushtet janë bashkëkohore dhe pajisjet e fundit.

“Kushte fantastike bashkëkohore, pajisjet e fundit, me del detyra që të jemi në nivelin e duhur për t’i shërbyer pacientëve. ”, shprehet mjeku.

“MIRËMËNGJES me foshnjat e para që kanë ardhur në jetë në Maternitetin e Ri të Lezhës, i cili tashmë ka hapur dyert në shërbim të krejt komunitetit lezhjan dhe zonave përreth, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?