Banka e Shqipërisë

Ekonomi

Ka hyrë në fuqi vendimi i BSH/ Kredia për qytetarë për blerje banese kufizohet nga 1 korriku

21 Maj, 16:22| Përditesimi: 21 Maj, 17:35

  • Share

Është publikuar në fletoren zyrtare vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar kredinë për qytetarët për blerje banese. Në vendimin e bankës qendrore thuhet se asnjë bankë nuk do të japë kredi për qytetarët që duan të blejnë shtëpinë e parë më shumë se 85% e vlerës së saj.

Ndërsa ata që kërkojnë kredi për të blerë një shtëpi të dytë vlera e kredisë që do mund të marrin kur është në monedhën lekë do të jetë 80% e vlerës së pronës.

Për huanë e marrë në lekë kësti i kredisë nuk duhet të jetë më shumë se 40% e vlerës së të ardhurave që ka qytetari. Pra nëse të ardhurat mujore janë 100 mijë lekë në muaj, kësti nuk duhet të jetë më i lartë se 40 mijë lekë.

Ndërsa kur kredia kërkohet në valutë, për shtëpinë e parë vlera e huasë do të jetë deri në 75%, dhe ulet në 70% për pronën e dytë. Sa i takon këstit mujor ai duhet të jetë deri në 35% të vlerës së të ardhurave.

Afati maksimal për shlyerjen e kredisë do të jetë deri në 30 vjet, ose do të caktohet një afat tjetër nga banka duke marrë në konsideratë moshën e kredimarrrësit, me qëllim që të mos ketë kredi për të shlyer në moshën e pensionit.

Ky vendim i Bankës së Shqipërisë është marrë për të mbrojtur bankat nga një përkeqësim i aftësisë paguese së kredimarrësve në kushtet kur rritja e çmimit të pronave nuk ka të ndalur.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?