Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandes

'Ka kërkuar të largohet', Xavi njofton 'divorcin' e Barcelonës me sulmuesin premtues

20 Janar 2023, 12:12| Përditesimi: 20 Janar 2023, 12:16

  • Share

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka dhënë një konferencë për shtyp pas fitores ndaj Ceutës në Kupën e Mbretit. Trajneri katalanas foli për largimin e Memphis Depay dhe vlerësoi punën e lojtarëve të tij ndaj skuadrës së Ceutës.

“Nuk e di nëse dikush do të hyjë për ta zëvendësuar. Do të duhet të përforcojmë sulmin. Do të shohim nëse është e mundur, por mendoj se do të ishte mirë. Memphis na ka thënë se donte të largohej dhe ne e kemi respektuar vendimin e tij”, tha trajneri spanjoll. Ai më kërkoi të largohej sepse kishte një mundësi më të mirë për të”, përfundoi ai.

Njoftimin, Xavi e bëri pas ndeshjes kundër Ceutës në kuadër të kupës së Mbretit, ndeshje të cilën Barcelona e fitoi lehtësisht me shifrat 5-0. Gjithsesi ndërsa gjithçka duket të shkojë mirë për suakdrën katalanase sa i përket rezultateve, brenda skuadrës ka pakënaqësi mes lojtarëve për kohën që u jepet për të luajtur.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?