Altin Dumani

Kronikë

Ka konstatuar SPAK pasuri të politikanëve jashtë Shqipërisë? Dumani: Kemi patur indicie dhe kemi dërguar letërporosi! Ende nuk kemi rast konkret

20 Janar, 13:09| Përditesimi: 20 Janar, 13:11

  • Share

1734360619_dumani.jpg

Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet nga gazetarët gjatë takimit informal të sotëm, lidhur me pasuritë e politikanëve jashtë Shqipërisë.

Dumani thotë se SPAK ka patur indicie të tilla për të cilat ka dërguar letërporosi. Megjithatë ende nuk ka gjë konkrete të ndonjë pasurie të sekuestruar apo konfiskuar jashtë.

A keni konstatuar prona apo pasuri të politikanëve ose zyrtareve të lartë jashtë Shqipërisë dhe si keni vepruar?

‘Kemi patur indicie kemi nisur letërporosi, por nuk kemi ndonjë rast konkret që të kemi sekuestruar apo konfiskuar ndonjë pasuri jashtë’, tha Dumani.


Lajmi kryesor:

Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?