Christian Mba

Ka marrëveshje mes palëve, Partizani gjen zëvendësuesin e Xhuliano Skukës

28 Janar 2023, 22:30| Përditesimi: 28 Janar 2023, 22:31

  • Share

Christian Mba është pranë kalimit te Partizani në Superligë. Drejtuesit e kuq kanë gjetur marrëveshjen me Trepçën '89 (Kosovë), teksa 23-vjeçari do jetë zëvendësuesi i Xhuliano Skukës të larguar te Metz.

Nigeriani këtë sezon ka luajtur në 18 ndeshje, duke shënuar 10 gola dhe dhënë 5 asiste. Palët janë në negociata për çmimin e kartonit, me Partizanin që do shpenzojë jo vetëm në sulm, pasi edhe mbrojtësi Bitri është zyrtarisht i larguar për në Çeki.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se Trepça '89 është bindur me shumën e duhur, duke hequr dorë nga një prej sulmuesve që spikati këtë sezon në elitën dardane.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?