Shqiprim Taipi

Ka mbetur pa ekip, Shqiprim Taipi nis stërvitjen te Dinamo në Superligë

7 Shkurt, 22:33
  • Share

Shqiprim Taipi ka nisur stërvitjen me Dinamon në Superligën e futbollit. Mesfushori me tipare mbrojtëse është aktualisht pa ekip, kjo pasi u largua nga kazakët e Kaspiy Aktu në janarin e këtij viti.

26-vjeçari nuk mundi të rinovonte kontratën apo të gjente një ekip tjetër dhe një muaj pas largimit nga Aktu është kthyer në stërvitjen në grup, kjo te Dinamo. Blutë e kanë të nevojshëm një lojtar në këtë repart, teksa ende nuk dihet nëse Taipi ka vendosur të bashkohet me skuadrën e drejtuar nga Mehmeti.

Fakt është se mesfushori ka dalë në stërvitje me Blutë dhe është pa kontratë, teksa mund të jetë rival i rë vëllait, Gjelbrimit, që mbron ngjyrat e Partizanit.

Shqiprimi nuk është emër i panjohur në Superligë, kjo pasi ka luajtur më herët me Skënderbeun dhe Kukësin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?