Regjisori Quentin Tarantino

VIP & Spektakël

Ka miliona dollarë pasuri, regjisori Quentin Tarantino zbulon pse u betua që fëmijë se s’do t’i jepte të ëmës asnjë qindarkë

10 Gusht 2021, 16:25| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 16:41

  • Share

Quentin Tarantino ka zbuluar se nuk e mbështet nënën e tij financiarisht pasi ka bërë një betim që fëmijë. Regjisori, filmat e të cilit janë vlerësuar disa herë me shumë çmime, shpjegoi se ai e bëri një zotim pasi ajo nuk mbështeti për ambiciet e tij.

58-vjeçari, fitues i çmimeve Oskar, kujtoi një përvojë në të cilën nëna e tij Connier mbajti anën e mësueses dhe e kritikoi ashpër për faktin se shkruante skenare në orën e mësimit, kur ishte vetëm 12 vjeç.

“Më tha që karriera ime koti si shkrimtar kishte marrë fund. Kur ma tha me kaq sarkazëm, në sy të mësueses, unë i thashë që kur të bëhesha i famshëm dhe i pasur nga skenaret e mia, nuk do të shikonte asnjë qindarkë nga suksesi im. I thashë që nuk do t’i blija shtëpi, nuk do t’i paguaja pushime dhe as makinë. Ia bëra të qartë që nga mua nuk do të kishte asnjë ndihmë financiare, vetëm për atë që tha”, kujton Tarantino, për ‘The Moment’.

Kur u pyet nëse e ka mbajtur premtimin, Quentin Tarantino u përgjigj: “Sigurisht që e kam mbajtur. Prindërit duhet të kuptojnë që ka pasoja për fjalët që i thonë fëmijëve. Duhet bërë kujdes me tonin sarkastik kur flitet për tema që fëmijët i kanë për zemër”.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eli: 10/08/2021 16:10

    Cfar te komentoj! “Fshati qe duket s’do kallaure “. Kush e ka me dore Shqiperine Rama, Meta,Basha,Berisha gjith imoral,te neveritshem pa concept,pa dinjitet. No justice! Only bla black bla in the end don’t forget Lali Erin the law has to tell him that’s wright Enough ! Ne kemi nevoj te kemi Ekonomist me real university not a dum hillbilly idiot village qe i ka msuar numrat kur Shiite numrat nga fitted e shitur me peshoren e blere me kursimet e mamit “ the viltte nga peshorja qe me vegjeli . Ka prodhimi tani! Shihni rezultatet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?