Rey Manaj

Ka ndërruar 9 klube në karrierë, Rey Manaj mbetet pa ekip

8 Shkurt 2023, 13:57| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 13:59

  • Share

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj zyrtarisht nuk është më futbollist i Watford në Angli. Sulmuesi 25-vjeçar ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin dhe kanë shkëputur kontratën që skadonte pas një viti e gjysmë.

Lushnjari u bashkua me Watfordin nga Barcelona, teksa luajti vetëm 11 ndeshje dhe shënoi një gol. Dëmtimet kanë bërë që Manaj mos gjejë formën në Angli, duke bërë që të ndërrojë klubin e nëntë në karrierë.

Pritet që Manaj të sistemohet në një tjetër ekip, tanimë si lojtar i lirë. I dalë nga moshat e Cremoneses dhe Sampdorias, Manaj ra në sy te Interi, për të luajtur edhe me Pescarën, Pisa-n, Granadan, Albaceten, Barcelonën B, Spezian, Barcelonën dhe së fundmi Wotfordin.

Mbetja pa ekip e sulmuesit ka vendosur në vështirësi edhe trajnerin e Kombëtares, Sylvinho, me sulmuesin që është pjesë e ekipit kuqezi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?