Irena Gjoka

Kronikë

Ka 'në dorë' fatin e Metës, Irena Gjoka ka kërkuar dorëheqjen nga çështja, gjyqtari Erion Bani ia ka refuzuar

19 Shtator, 15:45| Përditesimi: 19 Shtator, 16:16

  • Share

Burime për gazetaren e Report TV Keti Banushi, kanë bërë me dije se gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar dorëheqjen nga çështja e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Kjo kërkesë është shqyrtuar nga gjyqtari Erion Bani dhe nuk është pranuar. Irena Gjoka do të jetë relatore e seancës paraprake që do të mbahet më 25 shtator për shqyrtimin e dosjes në ngarkim të Ilir Metës.

Dorëheqja e Gjokës është kërkuar dhe nga avokati mbrojtës i Metës, Kujtim Çakrani, i cili pretendon se gjyqtarja ka probleme me ligjin.

Gjoka ka qenë edhe gjyqtarja e hetimit paraprak për dosjen e aferës Partizani, dhe ka caktuar po ashtu masat e sigurisë për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, tashmë të pandehur. Gjoka ka qenë gjithashtu objekt i sulmeve të vazhdueshme të Berishës, duke e cilësuar si delinkuente dhe kriminele.


Lajmi kryesor:

Ilir Meta mbetet në burg, gjyqtarja Irena Gjoka nuk ndryshon masën e sigurisë për ish-Presidentin


K.B/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?