VIP & Spektakël

'Ka ngacmime seksuale', aktorja pranon hapur në 'Rreze Dielli' çfarë ndodh në teatër (VIDEO)

6 Shtator 2019, 10:32| Përditesimi: 6 Shtator 2019, 13:56

  • Share

Është shprehur hapur dhe pa doreza : “Po ka ngacmime seksuale”, tha mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv aktorja Alesia Xhemalaj. Ajo u tregua e sinqertë jo vetëm për historitë e saj personale, por edhe për atë se çfarë sheh rreth e rrotull. Pyetjes së moderatorit Alban Musa, nëse skandalet e ngacmimeve seksuale që janë përhapur në kinematografinë botërore gjejnë vend edhe në Shqipëri, Alesia është përgjigjur në këtë mënyrë:

"Mos e diskuto është e pamundur, është e vërtetë që ndodh jo vetëm në teatër. Ka ngacmime seksuale. Përsa më përket mua, ka pasur vetëm diçka të lehtë. Kam përshtypjen që njeriu gjen ku bën. Nëse ti vë barrier njeriu nuk mund ta kalojë cakun, po e kaloi pastaj bëhet problem.",- tha Xhemalaj në studio

Duke vazhduar bisedën, moderatorja Suada Daci ka shtuar më tej, duke e pyetur aktoren për faktin nëse do të linte një rol për shkak të ngacmimeve, por ajo e ka mohuar.

"Do ta braktiste regjisori,  unë jo",- ka thënë Xhemalaj.

Aktorja Alesia Xhemalaj në studion e "Rreze Dielli"

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 07/09/2019 22:00

    Ngacmime leshi kush dëshiron

    Përgjigju
  • A.n.: 06/09/2019 18:20

    A ka ngelur vend ku nuk ngacmohesh moj e uruar?

    Përgjigju
  • po kjo mo: 06/09/2019 13:41

    te ngacmon hapur fare me menyren si vishet flet dhe rri

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 06/09/2019 11:16

    Ngacmime seksuale ka edhe ne administrate publike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?