Arian Galdini

Politikë

Ka nisur mbledhjen e firmave, Arian Galdini shpreh aspiratën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës

19 Shkurt 2023, 08:10| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 09:50

  • Share

Përballë Erion Veliajt, kryetarit aktual të Bashkisë Tiranë, në zgjedhjet e 14 majit nuk do të jetë vetëm Belind Këlliçi. Pas deklaratave të ish deputetes Lajla Përnaska se do të kandidojë së fundmi ka qenë kryetari i LRE, Arian Galdini që ka deklaruar se po mbledh firmat për të kandiduar.

Arian Galdini ka rikonfirmuar aspiratën e tij për të kandidatura për Kryetar Bashkie i Tiranës në zgjedhjet e 14 majit dhe ka njoftuar se fushata e tij për sigurimin e 3500 firmave mbështetëse vijon.

Galdini nuk ka mohuar edhe mundësinë e bashkëpunimit me parti e faktorë politikë parlamentarë për të siguruar mundësinë e tij ligjore për të qenë zyrtarisht kandidat për Kryetar Bashkie. Por prioriteti i prioriteteve sipas kandidatit aspirant Galdini mbetet mbledhja e firmave mbështetëse nga qytetarët.

Vetëm nëse nuk arrihen dot firmat e domosdoshme sipas Kodit Elektoral, Kryetari i LRE do të jetë i detyruar të hapë bisedimet me parti e faktorë të mundshëm parlamentarë që mund ta mbështesin zyrtarisht kandidimin e tij.

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?