Pitt dhe Aniston

VIP & Spektakël

Ka një rikthim mes Jennifer Aniston dhe Brad Pitt? (VIDEO)

20 Janar 2020, 15:59| Përditesimi: 20 Janar 2020, 16:12

  • Share

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt janë parë shumë të afërt në mbrëmjen e çmimeve SAG.

Sipas CNN, mund të ketë shpresë që ata të të ribashkohen me njëri-tjetrin.

Gjithë ky dyshim filloi gjatë shfaqjes, veçanërisht pasi Pitt mori çmimin për performancën e shkëlqyer nga një aktor mashkull në një rol mbështetës për filmin "Një herë një herë ... në Hollywood".

Kamera fokusoi për një moment fytyrën e Aniston, e cila ishte e përqendruar tek aktori duke e parë me krenari.

Anison dhe Pitt ishin të martuar për pesë vite nga 2000-2005-ën.

Kur Aniston mori çmimin e saj për performancën e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një seri dramash, disa reporterë kapën Pitt duke shikuar fjalimin e saj në monitoret në prapaskenë.

Në foto e kapuara ai gjithashtu ishte i fokusuar dhe i lumtur në të njëjtën kohë.

Më pas ata të dy u fotografuan duke shkëmbyer fjalë dhe shikime në prrpaskenë, ku në momentin që Jennifer do të largohej, Pitt i kap dorën.

Nuk dihet akoma nëse do të ketë diçka më shumë mes tyre, por këtë do t’ja lëmë kohës që ta tregojë.

Pitt dhe Aniston në prapaskena

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?