Me mijëra pushues i janë drejtuar plazhit të Shëngjinit në Lezhë këtë të shtunë. Temperaturat e larta kanë sjellë dyndje pushuesit në gjithë vijën bregdetare nga Rana e Hedhun e deri në Kune me gjatësi afro 10 kilometra.
“Vij nga Kosova. Më duket shumë bukur, ka shumë gjallëri. Nuk është hera e parë që vij, kam ardhur me familjen”.
Siç shihet në pamje, numri më i lartë i pushuesve janë përqendruar në qendër të Shëngjinit, pranë portit.
Deti i pastër dhe i ngrohtë, rëra kurative, shërbimet e përmirësuara të hotelerisë janë arsyet kryesore që turistët, kryesisht nga Kosova kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën apo pushimet verore në Shëngjin.
“Unë jam nga Kosova, kam marrë pushimet që 1 javë. Uji është i mirë, ka pastërti, mikpritja është e mirë, çmimet janë të mira e të volitshme”, tha një pushes.
"Shumë mirë më duket sivjet, se kam qënë çdo vit. Pastërtia dhe rregulli vërehen, e kam vënë re ndryshimin nga viti në vit. Ka dhe vrojtues plazhi”, shtoi një tjetër.
Ndërkohë për herë të parë këtë vit pushuesit duhet të paguajnë për parkimin e automjeteve. Ky shërbim menaxhohet nga Bashkia e Lezhës dhe pagesa është 50 lek/ora në të gjitha rrugët e zonës bregdetare.
Rana e hedhun eshte plot me shishe plastike, qelqi etj. Ke frike te ecesh.sot pashe atlete te vjetra, deordorant me qelq te thyer, shishe plastike, shishe bire, shishe per vajra makinash etj. Njerezit bejne rrugen ne kembe me shishet plot dhe se kuptoj pse si marein prape me vete duke qene se dhe pesha eshte me e lehte. Ndoshta plazhet private jane te pastra, por rana e hedhun qe eshte atraksioni kryesor eshte sh e papaster. Do ishte perfekt te vrapoje ose te luaje volejboll se rer eshte perfekt. Per momentin duhet te shikosh mire se ku hedh hapin
PërgjigjuHahahaha hajde genjeshter hajde.
Përgjigju