Vajza nga Venezuela mbi tendën e lokalit

'Grushta e para', detaje të reja nga ngjarja në Durrës: Vajza nga Venezuela tentoi të largohej duke rënë në tendë

5 Mars, 17:15| Përditesimi: 5 Mars, 18:02

  • Share

1709655602_tendadurres.JPG

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku dha detaje të reja nga ngjarja në Durrës ku një shtetase nga Venezuela u hodh mbi tendën e një lokali nga kati i dytë. Vajza ka shkëmbyer grushta me djalin nga Shijaku teksa dyshohet mbi aktivitetin e saj në Durrës.

Mësohet se djali dhe vajza janë rrahur me grushta, në dhomë më pas vajza ka tentuar të largohet duke dalë nga dritarja e të zbresë pasi është distancë e afërt me dritaren.

Vajza ka tentuar të zbres duke menduar se nga tenda në tokë do jetë e thjeshtë por e ka kuptuar që nuk mundet e a kërkuar ndihmë.

Kanë qenë zjarrfikësit që e kanë zbritur dhe më pas autoambulanca e shoqëroi në spital. Edhe djali është shoqëruar në spital, ndërsa të dy do të merren në pyetje.

Pyetja që ka lindur eshte se me çfarë  merrej vajza. Këto janë enigmatike.

Edhe për policinë është e paqartë marrëdhënia e djalit me vajzën. Duket se në mes është një sasi lekësh. Dyshime ka, por nuk jepen paraprakisht.

Në Durrës ka shumë vajza të huaja që vijnë e punojnë në sistemin e hoteleri-turizmit. Rrijnë një farë kohe dhe largohen.", raportoi gazetari Artur Korriku.


Lajmi kryesor:

Durrës, vajza nga Venezuela sherr me grushta me shijaksin në apartament! Tenton të ikë nga dritarja, bie tek tenda e lokalit (EMRAT+ VIDEO)


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?