Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka pasur shqetësime nga liderët europianë për protestën e Sali Berishës më 6 dhjetor kur do të mbahet samiti i BE në Tiranë.
“Nuk është shprehur asnjë shqetësim. Ne jemi të bindur se në fund të ditur mund të ketë shfaqje alla koncert në vitin 36 ku në vend të të ndjerit Albert Verria të jetë një tjetër i lënë nga mendja, por përtej kësaj nuk shohim asgjë më shumë se kaq. Janë marrë të gjitha masat dhe unë shpresoj që individët e tjerë nuk do të shkojnë me këmbët e tyre në atë qorr sokak ku ka pasoja ligjore shumë të qarta. Nuk kanë arsye ta bëjnë se mund të protestojnë pak më tutje, e dyta se mund të protestojnë këtu ku e kanë bërë zakon, e treta se nuk është cështje e qeverisë shqiptare. Kjo është cështje sigurie, nuk ka asnjë vlerësim që ka ndikuar në këtë. Për shkak të mënyrës se si funksionojnë këto evente, ka gjithmonë një sistem back up, mbështetës, për cdo gjë që mund të ndodhë.
Mbledhja do të bëhet në këtë sallë ku unë po flas. Edhe dreka ka një back up tjetër. Si mund të bëhet këtu samiti me njerëz rrugëve. E pamundur. Mendoni si mund të shfrytëzohet nga të tjera forca që mund të infiltrojnë njerëz. Halucinacionet e të marrit t’i lëmë në shenjtërinë e tij. Më mirë të mos merremi me të”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Protesta e Berishës në 6 dhjetor/ Rama: Njollosje nga e njëjta forcë që është paguar nga rusët! Siguria e Samitit nuk negociohet me askënd
//ReportTv.al