Edi Rama dhe Jacob Arabo

Politikë

Themeluesi i Jacob & Co në Shqipëri, ndan fotot me kryeministrin Rama: Faleminderit për mikpritjen dhe bisedën frymëzuese

3 Qershor, 08:55| Përditesimi: 3 Qershor, 09:14

  • Share

Themeluesi i Jacob& Co, Jacob Arabo ka vizituar Shqipërinë, ku edhe është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Ka qenë vetë prodhuesi i orave të shtrenjta që ka ndarë në rrjete sociale dy foto me kreun e qeverisë. Në njërën prej tyre, shihet me Ramën dhe me disa persona të tjerë duke drekuar. Krahas postimit, ai shprehet mirënjohës për mikpritjen ndërsa nuk ka bërë të ditur se cila ka qenë arsyeja e vizitës së tij në vend.

“Mirënjohës që pata mundësinë të takohesha me kryeministrin Edi Rama. Faleminderit për mikpritjen dhe për bisedën frymëzuese. Shqipëria, energjia dhe krenaria juaj janë të paharrueshme”, ka shkruar ai.

Jacob Arabo është një dizajner bizhuterish me diamante i vlerësuar me çmime dhe themelues i Jacob & Co. Kur ishte 14 vjeç, ai emigroi me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara dhe adoptoi versionin amerikan të emrit të tij: Jacob Arabo. Në vitin 1986, në moshën 21 vjeç, ai zyrtarisht themeloi kompaninë e tij, të quajtur Diamond Quasar, dhe filloi të dizajnonte bizhuteritë e tij të markës Jacob & Co. Jacob Arabo filloi të dizajnonte për një numër markash bizhuterish dhe klientësh privatë. 

Postimi i Jacob Arabo

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 03/06/2025 14:24

    Jacob paska ardhur te festoje 60 vjetorin ne Shqiperi. Urime, u befsh 100! Si thane keta teveqelet kur nxori Nusreti foton me Ramen, shkon Rama e u ngjitet nga pas si ajo gjeja pas kepuces per nje foto edhe pse eshte e kunderta. Rama ne intervisten para zgjedhjeve ne Report TV iu pergjigj analisteve ne studio, se kur ishte me "i vogel" nuk e dinte si funksiononte politika dhe rendte dhe ai te bente ndonje foto me lideret e kohes, sikurse ishte rasti me Obamen, por tani pas kaq vitesh ne skenen e politikes se madhe eshte ne diskutim "kush del me mua ne foto?" se vetë s'e praktikoj qe te shkoj te kerkoj foto me te tjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?