Nga vendi i ngjarjes

Bota

U njoftuan për një zjarr, zihen në pritë zjarrfikësit në Idaho të SHBA! Vriten dy prej tyre, plagoset një tjetër

30 Qershor, 08:19| Përditesimi: 30 Qershor, 09:25

  • Share

Të paktën dy zjarrfikës u vranë të dielën dhe një tjetër u plagos pasi u zunë pritë teksa po përpiqeshin të shuanin një zjarr në një zonë pyjore në në Coeur d'Alene, Idaho të SHBA. Zjarrikësit kishin marrë informacion për një zjarr në zonë, por kur shkuan në vendngjarje, u përballën me breshëri plumbash

Policia gjeti më vonë një burrë të vdekur me një armë pranë tij. Autoritetet besojnë se autori e ka ndezur zjarrin qëllimisht për të futur në kurth zjarrfikësit. Dyshohet se ai ka vepruar i vetëm. 

"Ne besojmë se i dyshuari ndezi zjarrin dhe se ishte një pritë e qëllimshme", tha Sherifi i Qarkut Kootenai, Bob Norris, në një konferencë për shtyp.

Zyrtarët e Sherifit thanë se ekipet iu përgjigjën një zjarri në Malin Canfield, në veri të Coeur d'Alene, rreth orës 13:30, dhe u raportuan të shtëna me armë zjarri rreth gjysmë ore më vonë. Gjithashtu nga zjarri janë djegur rreth 20 hektarë, njoftuan autoritetet. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • miri: 30/06/2025 09:58

    pz te vrases nje sjarr fikes eshte krim i dyfishte vetem ato skan faj per asigjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?