Familja Nikolli në lagjen e portit në Shëngjin, duhet te kaloje mes ujerave të zeza për të hyre në banesë, e cila ndodhet prane rruges kryesore. Kjo problematike është e vazhdueshme dhe përsëritet sa herë ka reshje shiu pasi kanalizimet nuk i përballojnë prurjet
Ujërat e zeza janë burim infeksioni për 3 mijë banorë të lagjes së portit. Ata janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje.
“Ne kemi problemin se ka shpërthyer puseja e ujit. Kemi shku, jemi anku na kanë thënë do vijmë por kur tu vijë radha. Aromë e keqe! Jemi në rrezik me marr ndonjë sëmundje. Unë kam motrën e sëmirë, nuk e coj do të bëjë gjipërat. Kam shku tek bashkia kam bërë kërkese, më thanë hajde të hënën. Do shkoj prapë, por asnjë zgjidhje s’na japin. Ne ka rrezik të na zërë kolera”, thanë banorët.
Ujërat e zeza janë shqetësim në disa zonë të qytetit të Lezhës dhe Shëngjinit, pasi sistemi i kanalizimeve nuk e përballon nivelin e prurjeve dhe dalin në siperfaqe. Burime nga bashkia thanë se brenda vitit pritet të nisë zbatimi i projektit të kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza.