Sociale

'Ka rritje të sëmundjeve tumorale', specialisti i ISHP: Më të prekur nga kanceret meshkujt, i stomakut në shifra të larta! Menaxhohen nëse kapen në kohë

5 Shkurt, 12:30| Përditesimi: 5 Shkurt, 12:47

  • Share

‘Ka një rritje të lehtë të numrit të personave të prekur nga sëmundje tumorale në Shqipëri’, kështu është shprehur specialisti i ISHP Alban Ylli.

I ftuar në një lidhje skype ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri në Report Tv, me gazetarin Nertil Agalliu, specialisti u shpreh se tha se 3 llojet e kancereve më të shpeshta në Shqipëri janë i gjirit tek femrat, i lëkurës dhe mushkrive.

‘Ka një rritje të lehtë dhe duhet të jemi të përgatitur që në të ardhme të presim një rritje të riskut për tu prekur nga sëmundje tumorale në Shqipëri. Shqipëria ka një risk të vogël krahasuar me vendet Europiane. Për disa kancer ne kemi ngjashmëri me vendet e tjera, si ato të lëkurës, gjirit tek femrat, mushkrive, këto janë 3 kanceret kryesore në Shqipëri. Po ashtu, kemi kancerin e stomakut që ka qenë në shifra të larta në Shqipëri.  Për kancerin e gjirit dhe i zorrës së trash do të presim një rritje të riskut me ndryshimet sociale dhe demografike dhe stilit të jetesë në Shqipëri, do të vijë duke u rritur’ tha ai.

 Sa i takon gjinive që janë më të prekura, Ylli tha se numri më i lartë i të prekurve janë meshkuj.

Sipas specialistit të ISHP, tek femrat dy nga llojet më të shpeshta janë kanceri i gjirit dhe i qafës së mitrës.  

‘Kanceret janë më të shpeshta tek meshkuj, kemi 9 vite që i monitojmë me kujdes dhe këto mund të vijnë edhe si pasojë e konsumimit të alkolit dhe duhanit. Janë në mosha të larta 86% janë mbi 50 vjeç një për qindje e vogël haset nën moshën 30 vjeç. Tek femrat hasen kanceri i gjirit dhe ai i qafës së mitrës’, tha ai.

Teksa iu referua shifrave lidhur me numrin e të prekurve në vit, ai tha se janë rreth 6700 raste të reja në vit.

‘Janë 6700 raste të reja me kancer në vit në Shqipëri. Po ta krahasojmë me vendet e tjera të rajonit ky risk është më i ulët. Është një sëmundje serioze dhe vdekjeprurëse, por mund të menaxhohet nëse kapet në kohë. Disa lloje na lanë më shumë kohë, por është sëmundje që mund të menazhohet, diagnoza e hershme është një nga mënyrat”, tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?