CEO i Interit Beppe Marotta

‘Ka shpresë, futbolli nuk është si në vitet 70’! Marotta s’dorëzohet: Inzaghi qëndron te Interi pavarësisht titullit

28 Prill 2022, 16:03| Përditesimi: 28 Prill 2022, 16:05

  • Share

CEO i Interit Beppe Marotta mban ende shumë shpresa për titullin pavarësisht se skuadra zikaltër u mposht 2-1 nga Bologna në ndeshjen e prapambetur të Seria A, që mund t’i kushtojë titullin Interit.

Në një ceremoni festive të mbajtur në ‘San Siro’ i pyetur nga media tai u shpreh: “Sot në fytyrat tona është e qartë se ka një buzëqeshje të hidhur. Është pjesë e lojës. Humbëm një betejë, por jo luftën. Jemi të inatosur por jo të dëshpëruar. Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë, pasi tani futbolli nuk është si në vitet 70 kur kishte skuadra që nuk luftonin për asgjë.”

Ndërkohë në lidhje me trajnerin Simone Inzaghi, e ardhmja e të cilët është në pikëpyetje, Marotta është shprehur se ‘do të qëndrojë zikaltër pavarësisht se çfarë ndodh me kampionatin’. Sipas Moratta-s Inzaghi në vitet pasardhëse do jetë po aq i mirë sa Allegri apo edhe Ancelotti.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?