Fieri është një prej qarqeve të mëdha në vend, ku nuk janë vetëm 2 apo 3 forca politike në garë për mandat. Në Fier kanë shanse për të marrë një mandat edhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit si edhe Nisma Thurje. PS ka njohur një rritje në qarkun e Fierit krahasuar me sondazhin 7 prillit të Institutit Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv. Referuar të dhënave, PS merr 50-54% të votave nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, ndërsa në sondazhin e kaluar merrte 49-53%. Sa i përket Partisë Demokratike, edhe ajo ka pësuar një rritje nga 33-37% që ishte sondazhin e kaluar në 34-38% në sondazhin e ditës së sotme. LSI mbetet në të njëjta kuota, që merr nga 2-6% të votave ose e përkthyer në mandate llogaritet deri në 2 karrige në parlament.
Lajmi kryesor:
Sondazhi i fundit i Piepolit 1 javë para zgjedhjeve: PS fiton në 8 qarqe, merr shumicën deri në 73 mandate! PD-AN kryeson në 4 qarqe, LSI tkurrje nga 2017
B.K./ReportTv.al