Është ndarë nga jeta Flavia Franzoni, gruaja e ish-kryeministrit të Italisë e ish-presidentit të KE-së Romano Prodit.
“Me pikëllim të madh, presidenti Romano Prodi, së bashku me djemtë e tij Giorgio, Antonio dhe gjithë familjen e tij, bën të ditur se sot “u nda nga jeta papritmas bashkëshortja e tij, Flavia Franzoni”.
Kështu bëhet e ditur nga zyra e shtypit e Romano Prodit.
Flavia Franzoni, e cila prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e zemrës, ishte duke ecur me të shoqin nga Perugia në Asizi dhe papritur u sëmur. Ata po udhëtonin me disa miq, përfshirë ish-ministrin Arturo Parisi, në një shteg françeskan në Umbria. Përpjekjet për ta risjellë një jetë ishin të padobishme.
Flavia Franzoni ishte profesoreshë e metodave dhe teknikave të punës sociale në Fakultetin e Shkencave Politike të Bolonjës. Në vitin 1996, së bashku me të shoqin, ajo mori pjesë në fushatën elektorale për politikat, të cilën më pas e fitoi Ulivo.
Kujtojmë se Romano Prodi ka ndihmuar vendin tonë në vitin e vështirë 1997, kur ai ishte kryeministër i Italisë. Së bashku me ish-kryeministrin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar Bashkim Fino, u takuan në stadium në Vlorë, kur ka zbritur helikopteri që vinte nga Italia.
Kjo ishte një vizitë historike, pasi ndodhi në një moment kur shteti nuk ekzistonte dhe shteti i vërtetë ishin bandat e armatosura. Ai ishte i rrethuar nga njerëz të armatosur, mes tyre dhe një nga drejtuesit më të njohur të bandave të Vlorës në atë kohë, Zani Caushi, i cili ishte dhe truproja i tij.