“Kabaja Myzeqare!” Tradita e sazeve, pasuria kulturore në mes të popullit

18 Korrik, 16:01| Përditesimi: 18 Korrik, 16:06

  • Share

Për të katërtin vit radhazi në Krutje të Lushnjës u organizua festivali “Kabaja Myzeqare”, i cili solli me mjaft mjeshtëri artistike, traditat e sazeve popullore të qyteteve të ndryshme të vendit tonë.

Udhëheqësi artistik i këtij festivali, regjisori Shahin Petritaj, u shpreh se kjo traditë do të vazhdojë me qëllim për të ruajtur muzikën burimore popullore të sazeve që përdoren në dasma e gëzime kryesisht në zonën e Myzeqesë.

“E zhvillojmë në mes të popullit dhe jo në salla. Është lëvruar në popull. Marrin pjesë shumë grupe ku lëvrohet kabaja Myzeqare”, tregoi regjisori Shahin Petritaj.

Kryebashkiakja e Lushnjës,  Eriselda Sefa tha se detyre e gjithkujt është që këto tradita të ruhen.

“Kabaja Myzeqare është një pasuri e trashëgimisë sonë kulturore dhe patjetër që detyra jonë është që ta ruajmë dhe trashëgojmë”, tha kryetarja e Bashkisë Lushnjë.

Në këtë event ishin pjesë grupet e sazeve nga Lushnja, Fieri, Divjaka, Dimali, Berati, Belshi, Patosi e tjerë.

Në përfundim të konkurrimit u shpërndanë edhe çmime për fituesit. Vendin e parë e zuri grupi i sazeve popullore të Roshnikut nga qarku Berat.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?