Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump teksa zbret nga avioni

Bota
Top 24

Kabina mbushet me tym, avioni i Melania Trump bën ulje emergjente (Video)

17 Tetor 2018, 17:31| Përditesimi: 17 Tetor 2018, 17:38

  • Share

Avioni me të cilin po udhëtonte Zonja e Parë e Amerikës është detyruar të bëjë një ulje emergjente. “The Sun” shkruan se sipas dëshmitarëve kabina e avionit është mbushur me tym pasi ka pësuar një defekt teknik. Zëdhënësja e Melania Trump,  Stephanie Grisham njoftoi se të gjithë personat që ndodheshin në avion janë të sigurt dhe nuk ka asgjë shqetësuese.

Sipas gazetarit të NBC i cili ndodhej në avion, ky i fundit u mbush me tym vetëm pas 15 minutave fluturim dhe të gjithë u detyruan të vini maskat e oksigjenit pasi u digjnin sytë.

Presidenti Trump u shpreh për mediat se gjithçka ishte në rregull dhe askush nuk është dëmtuar. Melania Trump ishte nisur paraditen e sotme për në Philadephia ku do të takonte familjet e fëmijëve që vuanin nga varësia ndaj opioid (një lloj droge që prodhohet nga farat e bimës aziatike, lulëkuqja), si pjesë e nismës së saj “Be Best”.

Nuk dihet se për kur është shtyrë vizita, ndërkohë avioni presidencial është kthyer në bazën ajrore në Maryland.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?