Kabineti i presidentit Ilir Meta është prekur nga Covid.
Bëhet fjalë për Flamur Gashin këshilltarin e presidentit Ilir Meta për çështjet ndërkombëtare, kryesisht ato të Rajonit i cili e ka fituar betejën me Covid.
Ka qenë vetë Gashi ai i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale, bën me dije lajmin, ku tregon se është infektuar edhe familja e tij. “Unë dhe familja ime e ngushtë, për më shumë se dy javë u përballëm me Sars Covid-19, këtë armik të pabarabartë, të fshehtë dhe shume të pabesë”, shprehet Gashi.
I infektuar disa muaj më parë ka qenë edhe vëllai i tij, Arben Gashi, që është deputeti i LDK-së. Edhe ai e ka fituar betejën me sëmundjen mandje ka qenë një kujdestar i mirë për të vëllain në këtë fazë.
“Nuk është fare e lehtë përballja me të, por fal Zotit, kujdesit të vëllait tim Arbenit që e ka kaluar më herët Sars Covid-19, konsultave të pandërprera me mjekët si dhe terapisë së duhur, mbështetjes morale nga ana e miqve dhe familjarëve të shumte, ia dolëm ta kalojmë këtë situate dhe të rezultojmë Covid negativ. Faza rikuperuese kërkon kohën e vet dhe trajtimin e duhur…Te dashur miq ! Uroj me gjithë zemër që kushdo që po përballet dhe do të përballet me Sars Covid-19, ta kalojë sa më lehtë dhe më sa më pak pasoja.
Sars Covid-19, nuk është shaka dhe nuk bëhet lojë me të! Ju lutem që për të mirën tuaj dhe më të dashurve tuaj, me shfaqjen e simptomave të para të kontaktoni mjekët që merren me Sars Covid 19 ! Zoti qoftë me ju dhe të dashurit tuaj”, shprehet Gashi më tej në postim.
Thuaja Mones qe s'beson
PërgjigjuIshalla u kap te gjitheve me ne kry kokelipen e Skraparit e tu shuje rracen
Përgjigju