Kabineti i ri, cilët janë 7 ministrat e rinj? Për herë të parë në ministri Mazniku, Mete, Koçiu e Hasani, rikthehet Denaj

5 Shtator 2023, 15:05| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 16:15

  • Share

Nga 7 ministra të rinj që i shtohen kabinetit qeveritar Rama në mandatin e tretë qeverisës, 4 prej tyre janë përfolur e komentuar shumë për CV, si jo njerëz të politikës, por teknicient.

Shumë interes është treguar për Igli Hasani, i cili do të drejtojë Mistrinë e Jashtme, në vend të Xhaçkës.  I diplomuar në Drejtësi, Sociologji dhe Filozofi nga Universiteti i Tiranës dhe Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga King’s College në Londër, Hasani ka mbajtur pozicioni e Koordinatorit të Aktiviteteve Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së. Në janar 2021, ai mori postin e Kryetarit të Grupit të Partnerëve Aziatikë për Bashkëpunim, ndërsa  ka një përvojë 17 vjeçare në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në role të ndryshme drejtuese, duke përfshirë si Sekretar dhe Drejtor i Përgjithshëm për Politikat e Mbrojtjes, Drejtor i NATO-s dhe Marrëdhënieve me Jashtë dhe Drejtor i Integrimeve Euro-Atlantike.

Pas Hasanit, Ervin Mete është figura e re e Kabinetit që ka tërhequr vemendjen e opinionit. Mete, minsitri i ri në drejtim të ministrisë së Ekonomisë dhe Finanacve, ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nga maji 2020. Master nga Universiteti i Harvardit, SHBA  dhe nga Shkolla Ekonomike e Londrës,  ku është specializuar në të drejtë fiskale dhe të drejtë korporatash, Mete ka shërbyer si Zëvendësministër i Financave dhe Zëvendësministër i Ekonomisë gjatë periudhës kohore (2013-2017), përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik.

Jo pak pa vëmendje po kalon edhe emri i Arbian Mazniku. Do të jetë ministri i ri për ministrin e re të Shtetit dhe Pushtetit Vendor. Studiuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës dhe master  në Komunikim Politik nga Universiteti Sheffield në Britaninë e Madhe, Mazniku ka punuar për lëvizjen MJAFT, ndërsa  ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës që nga shtatori i vitit 2015, kurse më herët ka qenë zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit për periudhën 2 vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale do të drejtohet nga Albana Kociu e cila aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013. Studiuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës dhe vjen në krye të Departamentit të Administratës Publike pas një eksperience 18 vjeçare në pozicione drejtuese ne administratën qendrore

Në kabinetin qeveritar, Anila Denaj rikthehet si Ministre e Bujqësisë dhe zhvillimit Rural. Deputetja Socialiste, e zgjedhur në qarkun Vlorë, në zgjedhjet e 202, që ka mbajtur postin e Ministrisë së Financave për periudhën kohore dhjetor 2018 - shtator 2021.

Në krye të Ministrisë së Arsimit dhe sporteve do të jetë Ogerta Manastirliu. Prej vitit 2017 ajo mbajti  postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe po nga I njëjti vit është  pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, si deputete e Qarkut të Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë. Manastirliu është gjithashtu anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Delina Ibrahimaj shko në në krye të Ministrisë së shtetit për Sipërmarrjen. Që prej shtatorit të vitit 2021 ajo shërbeu si ministre e Financave dhe Ekonomisë. Ibrahimaj nga viti 2019 e në vijim ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, më pas detyrën e e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave dhe në 2015-2016 koordinator për Çështjet Financiare dhe Ekonomike, anëtare e sallës operacionale në Kryeministri.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jola: 06/09/2023 09:00

    Po kjo Denaj sikur ka dosje ne SPAK per sterilizimin e per me teper eshte e LSI. Cfare lidhje ka kjo me PS?

    Përgjigju
  • Timi: 05/09/2023 16:33

    Turp

    Përgjigju
  • Jona: 05/09/2023 16:17

    Albana Kociu do te shkelqeje, eshte menaxhere e zonja, profesioniste, shume qytetare, e mencur! Fat kush punon!

    Përgjigju
  • Ben: 05/09/2023 15:52

    Nga keto,per pune korrupsioni,me i rrezikshmi eshte Mazniku,ku eshte perlyer me Çim Fushen dhe disa te tjere nga Sauku.I ka shume qejf eurot,turizmin jasht, gjithashtu ha e pi fort.Krahasoheni sa kg ka qene kur filloi ne bashki she shikoheni tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?