Kabineti i ri, Kadilli në 'Report Tv': Rama pa rrugëdalje se ministrat i përfunduan gjykatës! Dudushi: Njerëzit që ka zgjedhur zbatues të vizionit të kryeministrit

5 Shtator 2023, 17:30| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 19:25

  • Share

Ndryshimet në kabinetin qeveritar ishin pjesë e diskutimit të debatit në emisionin ‘Studio Live' në Report Tv. Fatbardh Kadilli, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, tha për gazetarin Arbër Hitaj, se kreu i qeverisë nuk kishte rrugëdalje tjetër, pasi të gjithë ministrat i përfunduan në gjykatë. Nga ana tjetër, Kadilli shtoi se Rama nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë së tij politike.

‘Është një investim për të krijuar një elitë të re politike. Prej tyre mund të prodhohet edhe ndonjë politikan. Rama është pa rrugëdalje sepse politikanët, pjesa më e madhe përfunduan nëpër dyert pa gjykatave, për këtë i duhet të mbledhë një ekip të ri. Ul akuzat ndaj vetes dhe i jep ton të ri qeverisjes. Dështimi i tij në qeveri është se një pjesë e figurave që rriti Rama, janë përfshirë në afera korruptive. Atë që është zullumi i vet mundohet që ta kthejë në vlerë të veten. Thotë që ne e prodhuam SPAK-un, mund te ketë gabime, por ne jemi të mirët. Rama nuk shmanget dot nga këta figura politike. Kanë konsum politik nga korrupsioni dhe jo nga qeverisja.’- tha Kadilli.

Ndërkohë gazetari Alban Dudushi, nënvizoi në fjalën e tij se kryeministri Rama vijon traditën e tij duke zgjedhur njerëz të cilët janë vetëm zbatues të vizionit dhe platformës së tij politike.

‘Ndryshimet në qeveri nuk do janë lajm. Gjithmonë e me e lehtësuar ka qenë politika qendrore sa i takon stokut politik. Rama po shkon në atë traditë ku ka marrë njerëz janë zbatues të vizonit dhe asaj platformë politike që e prezanton vetëm ai. Rama është dirigjimet, ai është njeriu orkestër dhe këta janë të gjithë instrumente të Ramës. Rama është konsguent në qëndrimin e tij me drejtësinë. E dinte të qartë se sëpata do të vinte nga të gjithë krahët.  Qeveritë janë kostumi i kryeministrit. Ndoshta i përshtatet më shumë një qeveri që nuk ka personalitet në kuptimin politik të spikatura. Kjo i vlen Ramës, është Rama që u del përballë të gjitha historive të qeverisjes të sukseseve apo të dështimeve.’- tha Dudushi.

Analisti Flogert Muça, duke komentuar ndryshimet në qeveria, u shpreh se Rama ka bërë një rikombinim të ministrave teknik me ata politik.

‘Ka bërë një rikombinim të ministrave teknik dhe politik, duke parë se ku mund ti përshtasë. Rama bën vazhdimisht atë spastrimin ose zëvendësimin e ekipit rigjenerimin e gjeneratave. Këto janë rifreskime të natyrshme që kryeministri bën është se ai merr afër vetes njerëz që i njohin fushata e caktuar dhe kanë se çfarë japin.’- tha Muça.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?