Politikë

Kabineti Rama 4/ Ivi Kaso: S'ka qeveri të re, por figura të vjetra! Kandidati i PD për Bashkinë Tiranë, duhet figurë që të mbështetet nga opozita

15 Shtator, 22:15| Përditesimi: 15 Shtator, 23:03

  • Share

Kryeministri Edi Rama shpalli pak ditë më parë në Asamblenë e PS, kabinetin e ri qeveritar për mandatin e katërt qeverisës, me 17 ministri, ku një prej të cilave do të jetë ministre virtual.

Kjo temë ka qenë edhe në fokus të emisionit ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, ku i ftuar në studio deputeti i PD, Ivi Kaso, tha se nuk ka qeveri të re, por figura të vjetra të PS.

‘Zhgënjeu pjesën më të madhe të njerëzve qeveria e re, u pa që u konfirmuan pjesa më e madhe figura të konsumuara. Jemi në kushtet që e ka degraduar rolin dhe funksionin e ministrit pjesa më e madhe e qytetarëve nuk i njohin janë anonim. Nuk kemi qeveri të re, kemi 17 mini ‘Edi Rama’ që janë drejtoruc të atij që është vet ministër arsimi, rendi dhe financash’, tha ai.

Kaso u shpreh se krijimi i ministres virtuale ‘Diella’ është krijuar nga kryeministri Rama për të marrë vëmendjen e opinionit publik.

“Kryeministri ka qef të marrë vëmendjen e opinionit publik. Besoj që një pjesë e madhe e interpretuan që krijuan një identitet njerëzor. Rama skandalet në pjesën më të madhe kanë ardhur nga prokurimet publike dhe një pjesë e kanë parë si një sajesë për të shpëtuar nga përgjegjësia. Për mua është kundër kushtetutës, sepse Kushtetuta parashikon që duhet të jetë qenie njerëzore dhe më një moshë të caktuar. Presidenti nuk ka dekretuar ministren virtuale, pasi Kushtetuta dekreton nëse është identitet njerëzor dhe jo virtual”, u shpreh Kaso.

Deputeti përmendi edhe disa emra që do të ishin të denjë për të kandiduar për drejtues të Bashkisë së Tiranës. Ai tha se duhet një figurë që të mbështetet nga e gjithë opozita.

‘Alimehmeti, Tabaku do ishin emra të shkëlqyer për bashkinë e Tiranës dhe potenciale të jashtëzakonshme të PD, sikurse janë edhe figura të tjera. Mund të jetë edhe dikush nga jashtë strukturave të PD. Mirë do të ishte një kandidatë që të mbështetej nga e gjithë opozita’, tha ai.

Gazetarja Daniela Maloku, teksa u ndal tek riformatimi i PD, tha se PD ka frikë të riformatohet. ndërsa deklaroi se ka në radhët e saj të njëjtat figura ndër vite.

‘Berisha nuk po mban premtimin për një gjë që ka deklaruar publikisht për zgjedhjet. Berisha e cilëson PD pronë të vetën. Në frikën e saj për të riformatuar veten edhe në parlament shkon me të njëjtat figura dhe me të njëjta sjellje’, tha ajo.

Ndërkohë, gazetarja Raziela Myslymi një koment e pati për humbjen e PD në zgjedhjet e 11 majit e PD. Ajo tha se Berisha duhet që ta lërë tashmë drejtimin e partisë.

‘Berisha e bëri detyrën e vet, ja hoqi nga duart Bashës dhe përballoi përçarjet e mëdha brenda partisë, dhe tani që partia është e konsoliduar, ai duhet që të bëjë një hap pas’, tha ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?