Emisioni 'Frontline'

Politikë

Kabineti Rama 4/ Sula në 'Frontline': Koçiu lëvizje pozitive! Muça: Pritej ekip teknik, doli politik! Hoxha: Duhet që të kishte një garë të brendshme

11 Shtator, 22:34| Përditesimi: 11 Shtator, 23:01

  • Share

Kryeministri Edi Rama shpalli ditën e sotme në Asamblenë e PS, kabinetin e ri qeveritar për mandatin e katërt qeverisës, me 17 ministri, ku një prej të cilave do të jetë ministre virtual.

Lidhur me këtë është diskutuar edhe mbrëmjen e sotme në emisionin Frontline në Report Tv, ku ish deputeti demokrat Dashnor Sula, e komentoi si pozitive emërimin e Albana Koçiut në krye të Ministrisë së Brendshme si edhë atë të Evis Salës tek Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Sula tha se ka pasur edhe socialistë të tjerë, të cilët sipas tij kanë dhënë një kontribut të madh në PS që mund të ishin pjesë e kabinetit.

‘Është Albana Koçiu në duket pozitive si lëvizje. Nëse rama ka vendosur që përballë krimit dhe shumë fenomeneve që ndodhin në vend ka vendosur një femër. Dhe është çmenduri që të mendosh që Albana Koçiu. Ka qenë gjithmonë konflikti burrë me burrë tek ministria e Brendshme me institucionet e tjera. Një grua nuk shkon që të bëjë pazare me banda. Kumbaro është bërë relike. Diella ka pikëpyetje sepse fillon që nga Kushtetuta, që thotë ministër është një qytetar që mbush moshën 18 dhe ka këto cilësi dhe bie në kundërshtim me Kushtetutën. Evis Sala ka pasur një aktivitet politikë të gjatë, por ke socialist të tjerë që kanë punuar me vite dhe kanë kontribut të jashtëzakonshëm’, tha ai.

Gazetari Flogert Muça, tha se emrat e kabinetit të ri qeveritar ishin surprizues. Ai tha se pritej që të ishte një ekip teknik, ndërsa sipas tij rezultojë politik.

‘Rama ka dal jashtë pritshmërive sepse ka ndërtuar një ekip politikë sepse pritej teknik. Dhe ka bërë një ndërhyrje mes njerëzve të fortë në politikë me individë që i kanë ngjitur shkallët e karrierës hap pas hapi. Ka një kombinim mes të rinjve dhe ministrave që janë produkte të Ramës, si Koçiu e Gonxhja.  Për ministren e Brendshme ka bërë një zgjedhje të mirë, sepse nëse vendos një burrë që s’ka asnjë lidhje me krimin do dal Berisha do thotë unë e di që je i lidhur me iks person.

Kurse për fat të mirë është femër dhe më e vështirë që të etiketohet. Spiropali ka bërë diplomaci edhe si kryetare kuvendi dhe bënte sens. Pjesa tjetër kryetari i bashkisë së Cërrikut, që tha Rama kishte bërë një novacion në një fshat dhe është shembull se nëse e bënë punën tënde mirë, puna jote do të shpërblehet. Pastaj Besfordi ka një jetë tek Ministria e Brendshme’, tha ai.

Gazetari Poli Hoxha, ka deklaruar se asnjë brenda PS nuk ishte në dijeni të emrave të kabinetit të ri qeveritar. Sipas tij, duhet që të kishte një garë të brendshme.

‘Asnjë nuk besoj se ka qenë në dijeni. Aty ca qanin dhe ca lëviznin kokën. Ishin prerë mbi 300 kostume për ministra me masat e tyre nga brenda PS. Dhe duke e mbajtur mister deri në momentin e fundit. Unë dua që të bëjë një analizë, sepse ko kjo është një farsë. Ajo që bëri Berisha me grupin parlamentar kush është pro dhe kundër, si la as që të flisnin dhe kjo farsë është. Nuk ka dy kandidatë për kryetar grupi, për kryetar kuvendi që të ketë në lloj gare. Për fakte të kryera unë refuzojë që të analizojë’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?