Kabul-Afganistan, sulmohet spitali i menaxhuar nga Mjekët pa Kufij, të paktën 13 të vdekur, përfshirë 2 foshnje

12 Maj 2020, 16:02| Përditesimi: 12 Maj 2020, 16:08

  • Share

Në Kabul, kryeqytet i Afganistanit, një grup i armatosur sulmuan maternitetin e menaxhuar në partneritet nga Mjekë pa Kufij në zonën Dasht-e-Barchi.

Sipas shtypit lokal, ofensiva filloi me dy shpërthime, e pasuar nga të shtëna me armë.

Sipas autoriteteve policore prej sulmit mbetën të vrarë 13 persona mes të cilëve 2 foshnje si dhe katër të plagosur.

Objektivi i fondamentalistëve mund të ketë qenë zv / ministri i shëndetësisë, i cili po vizitonte mjekët. Të paktën një terrorist vetëvrasës do t'i hapte rrugën sulmit, i përqendruar në repartin e maternitetit.

Sulmi nuk u pretendua nga askush, por talebanët menjëherë janë distancuar.

Edhe talibanët, edhe militantët e grupit Shteti Islamik janë aktivë në Kabul dhe zonat përreth tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?