Kabuni
Përbërësit:
- 300 gr oriz
- 400-500 gr mish qafe dashi (ose mish me pak dhjamë)
- 100 gr rrush të thatë pa fara
- 120 gr sheqer kaf
- 1 lugë gjelle kanellë pluhur
- 100-120 gr gjalpë
- Pak kripë
Përgatitja:
Ziejmë mishin në tenxhere me pak kripë për rreth 1 orë e 30 minuta. E kullojmë më pas dhe mishin e presim në copa të vogla. Shpëlajmë orizin disa herë derisa uji të jetë i kthjellët. Më pas e skuqim lehtë në pak gjalpë. Shtojmë lëngun e mishit (raporti 2:1 me orizin) dhe e ziejmë njësoj si për pilaf, por jo shumë i butë. Kur të jetë pothuaj gati e largojmë nga zjarri dhe fillojmë bëjmë shtresimin në tavë. Vendosim një shtresë oriz, hedhim sipër pak rrush të thatë, pak sheqer kaf, copa mishi dhe pak gjalpë. Vendosim sërish një shtresë oriz dhe të gjithë përbërësit e tjerë. Shtresa e fundit duhet të jetë me rrush, sheqer, kanellë dhe copa gjalpi sipër. E vendosim në furrë të parangrohur në 180°C dhe e lëmë të piqet për 40-50 minuta, derisa të formohet një kore e karamelizuar dhe gjalpi të depërtojë në gjithë shtresat.
Komente
