Kaçamak me miell misri nga shefi Kosovar Arsim Kqiku

22 Shtator 2023, 13:33| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 13:37

  • Share

Në këndin e gatimit të ‘Rreze Dielli’ shefi i kuzhinës nga Kosova, Arsim Kqiku përgatiti recetën tipike të traditës kosovare, Kaçamak me miell misri 

Kaçamak me miell misri

Përbërësit:

  • 2 gota miell misri
  • 1 gotë kos
  • Ujë sa të marrë
  • 100 gr djathë
  • 100 gr gjalpë
  • Pak kripë

Përgatitja:

Në një tenxhere shtojmë gjalpë që të digjet pak dhe më pas shtojmë kosin. E përziejmë duke shtuar gradualisht miellin me pak kripë. Kur masa shkëputet nga fundi i tenxheres, pa u ngjitur e largojmë nga zjarri dhe shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?